E para shqiptare në Victoria Secret

Bukuroshja nga Mali i Zi, Tika Camaj Ivezaj, është modelistja e parë shqiptare që sfilon për ‘Victoria Secret’, por jo vetëm ajo ka qenë imazh i shumë kompanive më të njohura të botës. Modelja e famshme, me një elegancë të përshtatshme për pistat e modës, ka disa vite  që jeton në Amerikë. Ajo është divorcuar në fundin e vitit të kaluar por duket se ndarjen po e shfrytëzon për të forcuar karrierën e saj.