Leonora Jakupi frymëzohet nga gruaja e Donald Trump

Leonora Jakupi njihet për veshjet e bukura në çdo paraqitje të saj. Dje Leonora ka lënë gojëhapur pothuajse të gjithë për stilin e saj gjatë vizitës që i ka bërë Presidentës në largim Atifete Jahjaga ku u dekorua për kontributin humanitar të dhënë në drejtim të grave të dhunuara në fushatën “Mendoj për ty”. Si duket kësaj radhe bashkëshortja e Donald Trump ka qenë inspirim për veshjen e këngëtares Leonora Jakupi. Te veshuara me fustane te kuqe dhe me pallto në të njëjtën ngjyrë, ato duken si dy pika uji.