“Rolling Stones”, koncert falas në Kubë

“The Rolling Stones” kanë lajmëruar se do të japin koncert falas në Kubë,  gjatë këtij muaji. Një zëdhënës i grupit tha se, koncerti në kryeqytetin Havana, më 25 mars, ishte i pari koncert në qiell të hapur në Kubë, nga një grup rroku britanik.
“Rolling Stones” ndodhen aktualisht në një turne në Amerikën Latine, që pritet të përfundojë më 17 mars në qytetin e Meksikos. Koncerti në Havana vjen 3 ditë pas vizitës historike në Kubë të Presidentit amerikan, Barack Obama, e para e një Presidenti të Shteteve të Bashkuara që nga 1928-a.
Në një deklaratë, grupi “Rolling Stones” tha: “Ne kemi performuar në shumë vende speciale gjatë karrierës sonë të gjatë, por koncerti në Havana do të jetë një ngjarje historike për ne, e shpresojmë edhe për të gjithë miqtë tanë në Kubë”.