Moderatorja Jonida Shehu konfirmon shtatzëninë

Pas përhapjes së lajmit të shtatzënisë, moderatorja e njohur e Top Channel ka bërë konfirmimin e saj. E kontaktuar nga Anabel.al, Jonida Shehu konfirmoi lajmin, ndërsa shtoi se do të preferonte që të mbetej private, pasi është në muajt e parë të shtatzënisë. “Është akoma e çuditshme për mua. Në fund të fundit është ajo që i ndodh çdo femre. Unë nuk jam tip që kam shumë entuziazëm ose nuk e shpreh, por sigurisht që ka shumë emocione”, tha ajo për Anabel, duke shtuar se gjinia e fëmijës nuk dihet akoma. Megjithëse në një lidhje prej katër vjetësh me partnerin e saj, Jonida tregon se dasma nuk bën pjesë në planet e tyre të ardhshme.