Ja aktorët që refuzuan çmimet “Oscar”

Sonte do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Evenimenti më i madh dhe më i vlerësuar në botën e filmit. Si çdo vit do të zhvillohet një ceremoni madhështore ku do të jenë të pranishëm yjet e kinematografisë botërore.

Të gjithë do të donin të ishin të pranishëm në sallen ku do të zhvillohet kjo ceremoni por ka edhe nga ata që edhe pse kanë qenë të ftuar dhe kandidatë për të fituar nuk kanë qenë prezentë në sallë.

Janë aktorët si George C. Scott, Marlon Brando, Laurence Olivier, Sophia Loren, Goldie Hawn dhe shumë të tjerë që kanë fituar por për arsye të ndryshme nuk kanë shkuar.

George C. Scott merret si aktori i parë në histori te Akademisë që e refuzoi çmimin për aktorin më të mirë në “Patton” (1970). Sipas aktorit aktrimi nuk duhet të jetë konkurrues. Në fjalimin e mbajtur në ceremoni ai tha që politika përreth Akademisë është poshtëruese dhe ceremonia vetë ishte ” dy orë mishi paradë ”.

Kujtojmë pas tij te njëjtën gjë e bëri edhe Marlon Brando.

Ai nuk e ka pranuar çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin Kumbari dhe në vend të tij për të tërhequr statujen është paraqitur Sacheen Littlefeather, e cila gjatë fjalës përshendetëse ka mbrojtur të drejtat për Indianet e Amerikës. Aktori përmes refuzimit të çmimit protestoi trajtimin që iu bëhej indianëve amerikanë nga Amerika.

Katharine Hepburn që ka fituar 4 çmime Oscar dhe ka qenë 12 herë kandidate, që është një rekord i pathyer, nuk ka qenë asnjëherë e pranishme dhe nuk ka marrë asnjë statujë. “Nëse këto cmime i meriton dikush, atëherë e meritojnë ata që më kanë votuar”.

Regjisori Roman Polanski ka fituar Oscarin si regjisori më i mirë me filmin Pianisti por për shkak te akuzave për përdhunim neë Amerikë ai nuk ka qenë i pranishëm.