Forumi i Gruas, Rama: Sulmohemi se jemi ndryshe, garantojmë barazinë

Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur gjatë Forumit të Gruas Socialiste deklaroi se partia që ai drejton, është një forcë transformuese dhe sulmohet se i bën gjërat ndryshe. “Sulmohemi se jemi ndryshe, nuk jemi të përsosur, në këtë sallë unë jam njeriu me më shumë të meta. Por përfaqësojmë aspirata për të cilat luftojmë me pasion. . Ne i themi gjërat dhe të vërtetat ashtu siç janë, sado të dhimbshme qofshin”, tha Rama. Rama shtoi se me një vendim qeverie, të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet publike do të kenë në bordet e tyre përfaqësim të barabartë meshkujsh e femrash.