Antonio Banderas flet për ish-gruan e tij: Do ta dua deri në vdekje

Aktori Antonio Banderas u nda nga Melanie Griffith në vitin 2015 pas gati 20 vjet martesë, por ylli spanjoll shprehet se do të ketë gjithnjë dashuri për gruan e tij të dytë.

“Melanie nuk është gruaja ime më, por unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë”, ka thënë ylli i “Pain and Glory”, 59 vjeç, për revistën People në botimin e kësaj jave. “E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime”.Banderas ka një vajzë Stella, 23 vjeçe, me Griffith, 59 vjeçe, e cila siç thotë ai ka trashëguar krijimtarinë e prindërve të saj.“Stella është shkrimtare e lindur. Ajo ka rënë në dashuri me libra qëkur ishte e vogël dhe kënaqet duke shkuar pas aparatit fotografik”, pranon aktori, i cili gjithashtu ka partneritet me Melanie për të rritur fëmijët e saj nga marrëdhëniet e mëparshme, vajzën Dakota Johnson dhe djalin Alexander Bauer.

“Unë kam qenë gjithmonë atje për ta, sepse e dua nënën e tyre dhe ata përfaqësuan pjesën më të rëndësishme të saj për mua. Ata e kuptuan vetë shumë shpejt. Ata më quanin Paponio, që është një përzierje midis babait dhe Antonio”, thotë Banderas, teksa ende lufton me ish-gruan e tij për të marrë pjesë në festat familjare dhe në raste të veçanta.

Banderas akoma kalon pushime dhe raste të veçanta me Griffith dhe të gjithë fëmijët e tyre. Ai e përshkruan kohën e tyre të hershme së bashku si familje si pesë “vite të bukura”.“Melanie vendosi të qëndrojë në shtëpi kur unë punoja jashtë Shteteve të Bashkuara për t’u dhënë atyre jetën që meritonin të kishin si gjithë të tjerët”, thotë ai.

Ndërsa Banderas kalon pjesën më të madhe të kohës tani në Londër me të dashurën e tij Nicole Kimpel, “Familja ime është në Los Angeles”, thotë ai. “Më pëlqen t’i shoh ata”.