Zyrtare, Mërgim Mavraj firmos me Aris për dy vite

Mërgim Mavraj ka firmosur me Aris-in e Selanikut për dy vite.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur më në fund akordin financiar me klubin grek.

Lajmi për kontratën e Mërgim Mavrajt u konfirmua nga Presidenti i klubit në Twitter Theodoros Karipidis.

Mavraj po negocionte me ekipin grek prej disa ditësh dhe më në fund ka arritur akordin.

Karipidis ka publikuar edhe foton e futbollistit shqiptar me fanellën e Aris.

Aris po tenton të kthehet në majat e futbollit në vend pas rënies nga kategoria.

Nuk dihet ende shuma për të cilën kanë rënë dakort, pasi oferta që i bënte klubi ofronte ishte 250 mijë euro në sezon, ndërsa Mavraj kërkonte 350 mijë euro.