Zyrtare: Dubai me makinën më të shpejtë në botë

Dubai ka makinën e policisë më të shpejtë në botë. Ajo mund të ecë me 400 km/h.
Bugatti Veyron në Dubai është çertifikuar nga Guinness si makina më e shpejtë policisë. Ajo ka një shpejtësi prej 400 km/h dhe përshkojë 0-100 km për 2.5 sekonda.

Është shumë normale për një vend luksoz si Dubai i cili është i rrethuar nga makina të tipit Bentley dhe Rolls Royce, që forcat policiore të kenë në dispozicion të tyre këto supermakina.
Roli i Bugatti Veyron është që të thyeje barrierat midis policisë dhe qytetarëve, ka shpjeguar majori i policisë së Dubait, Sultan Al Marri.
“Ne duam ti tregojmë turistëve që sesa e gatshme është policia këtu në Dubai dhe jemi në kërkim të mënyrave për të qenë afër njerëzve gjithe kohës.” ka thënë Sultan për CNN.

Më parë rekordin e mbante policia italiane, me Lamborghini Gallardo i cili kishte një shpejtësi 370 km/h.