Zvicër , Shqiponja bëhet simbol në shishen e birrës

Simboli i shqiponjës pushtoi mediat botërore pas ndeshjes Zvicër-Serbi, kur dy lojtarët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Lajmi mori jehonë edhe pas kërkesës së Serbisë, për të ndëshkuar dy futbollistët, por FIFA mendoi t’i dënojë ata vetëm me gjobë.
Ndërkohë tashmë, simboli i shqiponjës ka përfunduar i stampuar edhe në një shishe birre në Zvicër. Duket një lëvizje e zgjuar e kopanisë “Luzerner Bier”, duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet.