Zlatan Ibrahimovic i drejtohet Turqisë për të kryer ndërhyrje në hundë

Rrymës së ndërhyrjeve i është bashkuar njeriu i fundit në botë që mendonim se do të prekte hundën e tij. Të gjithë e njohin futbollistin Zlatan Ibrahimoviç, dhe kur mendojmë Zlatanin, pa dashur, na shkon mendja edhe te hunda e tij, mjaft e bollshme në përmasa.

Me sa duket, superylli i futbollit është mërzitur nga këto komente, dhe ka vendosur t’i nënshtrohet bisturisë. Sipas gazetës “Fanatik”, Ibra është gati të udhëtojë drejt Turqisë, për t’i dhënë lamtumirën hundës së famshme. Miku i tij futbollist Erkan Zengin ka qenë ai që i ka dhënë mbështetjen për një ndërhyrje të tillë, dhe i ka siguruar takimin me kirurgun.