Zgjedhjet, OSBE: Jini vigjilentë, parandaloni kandidimin e kriminelëve

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe prezenca e OSBE në vendin tonë ka përshëndetur dorëzimin e mandatit të deputetit nga Armando Prenga.
Në një postim në twitter, teksa ka shpërndarë deklaratën e Ambasadës amerikane, OSBE deklaron se i bashkohet nxitjes për qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve.
Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaroi se personat me preçedentë penalë nuk kanë vend në institucionet shtetërore në një vend anëtar të NATO-s.