Zgjedhjet në FSHF/ Duka fiton raundin e parë, shkohet në balotazh

Asnjë prej kandidatëve për kreun e FSHF nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur Presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.

Tashmë do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin, e nisur nga rezultati i votimit të parë, Armand Duka është në avantazh.