Zgjedhjet e 18 qershorit – Shtyhet deri në 2 maj regjistrimi i koalicioneve

Më 19 prill do të duhej të ishte data e fundit kur palët të regjistroheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e koalicioneve garuese për zgjedhjet e 18 qershorit por kjo nuk do të ndodhë.
Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve. Mes aktoreve politikë po diskutohet data 2 maj si afati përfundimtar, ku nuk mund te tolerohet me shkelje.
Kjo date vjen sepse brenda 29 prillit çdo parti duhet te paraqesë listën e kandidatëve për deputet por duke qenë se kjo dite qëllon e shtunë dhe 30 prilli e diel, datat do të zevendesohen duke bërë që 2 maji të jetë afati kur do të mësojme nëse do të ketë parti, koalicione apo kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje.