Zbulohet surpriza! I ftuari special në festivalin e RTSH-së vjen nga Italia

Si çdo fundvit, edhe këtë dhjetor do të zhvillohet “Festivali i RTSH” në të cilin do të këndojnë jo vetëm konkurrentët, por edhe një i ftuar special.

Organizatorët e festivalit kanë zbuluar se në natën e parë do të jetë i ftuar artisti i madh i muzikës italiane Riccardo Cocciante.

Ky i fundit ka një simpati të madhe për shqiptarët, pasi ka qenë edhe trajneri i Elhaida Danit, kur kjo e fundit konkurroi në “The Voice of Italy”.

Cocciante do të këndojë disa nga hitet e tij më të njohura në shfaqjen live që do transmetohet në RTSH.

Festivali i RTSH do të mbahet në Pallatin e Kongreseve më datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.