Zbulohet arsyeja pse vdiq aktorja e “Superman” Margot Kidder

Aktorja e “Superman” Margot Kidder vdiq nga mbidoza e drogës dhe përdorimi i tepërt i alkolit. “The Park County Coroner” shprehet se overdoza e aktores ishte e vetë shkaktuar por nuk dihet akoma se cfarë droge ajo ka përdorur.
Vajza e saj Maggie McGuane tha se familja e Kidder donte të ishin të sinqertë për vetëvrasjen në mënyrë që të shmangnin çdo keqkuptim.
Margot vdiq në moshën 69-të vjeçare dhe gjithashtu prej vitesh ajo vuante edhe nga bipolariteti.