Zbulohet pamja e fëmijës së tretë të Princ William dhe Kate

Princ William dhe dukesha Kate janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe njerëzve nuk u pritet më për të parë se si do të duket ai. Kate u shfaq për herë të parë të martën pas lajmit të shtatëzanisë, dhe mesa duket kjo ka frymëzuar një artist të parashikojë se si do të duket fëmija pas lindjes. Joe Mullins studioi fotot e fundit të Kate, William dhe dy fëmijëve të tyre, përpara se të përdorte aftësitë e tij magjike kompjuterike për të realizuar fytyrën e fëmijës së tretë. Sipas tij, nëse çifti mbretëror do të bekohet me një djalë, parashikimet janë që ai do të jetë biond me sy bojqielli si i vëllai George. Më së shumti pritet ti ngjasojë të atit, megjithatë do të trashëgojë fytyrën rrumbullake të të ëmës dhe mollëzat e saj. Nëse do të jetë vajzë, do të trashëgojë më tepër tipare nga e ëma, përshembull hundën dhe sytë jeshilë. Por, përveç pamjes është spekuluar edhe për emrin e fëmijës së ardhshëm, i cili mendohet se do të jetë Alice ose Arthur.