Zbulohet e dashura e re e Mario Balotellit

Mario Balotelli, ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjitha medieve dhe shkak për këtë nuk është performanca e tij në fushën e blertë, por jeta e tij private.

Së fundmi mësohet se ish-yll i Interit, Milanit, Manchester Cityt, Liverpulut dhe Nice ka zënë një të dashur të re. Bëhet fjalë për bukuroshen nga Leçe, Serenen, e cila duket se ia kë rrëmbyer zemrën Balotelit.

Sikurse kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme mediat italiane, historitë me Dayane Mello e Fanny Neguesha tashmë i përkasin të shkuarës, ndërsa sot kanë dalë në qarkullim fotografitë e “Super Marios” me te dashurën e tij të re.

Njohja mes Balotellit dhe Serenës ka ndodhur një muaj më parë në Monte Carlo. Së fundmi, çifti ka kaluar fundjavën në resortin ‘Pecheurs’ në Corsica.

Ndërkohë që për sa i përket anën profesional, duket se Balotelti i ka dhënë fund aventurës së tij te  skuadra e Nices dhe tashmë është duke vlerësuar ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij.