Zbulohen portretet zyrtare të çiftit Obama

Ish-presidenti i 44-t i Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama kanë marrë pjesë në prezantimin e portreteve të tyre zyrtare në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington DC.

Obama tha se portreti i tij, i bërë nga Kehinde Wiley, i cili është i njohur për stilin e vjetër afrikano-amerikan ishte ‘tepër i mprehtë’.

Ndërsa reagimi i Michelle për portretin e punuar nga Amy Sherald ishte thjesht ‘Uau!’. Kjo ishte hera e parë që të dy bënë një dalje publike, e cila nuk ishte aspak e lidhur me politikën.

President Barack Obama

Michelle Obama