Zac Efron dhe Matthew McConaughey në një film

Zac Efron, pas disa ditësh do të jetë protagonist në kinema me “The Greatest Showman”. Mësohet se aktori i famshëm do të jetë pjesë e kastit të filmit “The Beach Bum”, me protagonist fituesin e çmimit “Oscar”, Matthew McConaughey.Efron do të ketë rolin e një personazhi të quajtur Flicker dhe mes aktorëve do të jenë edhe Isla Fisher, Jimmy Buffett dhe reperi Snoop Dogg. Kjo komedi tregon aventurat e Moondog, një kriminel rebel dhe në të njëjtën kohë edhe i adhurueshëm që jeton një jetë të pabesueshme.