“YouTube” titron dhe efektet zanore

“YouTube” ka aktivizuar një projekt të ri që titron edhe efektet zanore, si muzika ose të qeshurat, falë përditësimeve të disa algoritmeve. Numri i efekteve të identifikuara në mënyrë automatike janë të qeshurat, duartrokitjet dhe muzika.
Teknologjia e titrimit automatikisht përdor disa rrjete për të trajnuar sistemin që të njohë tingujt dhe automatikisht t’i përkthejë ato në titra.
Sistemi i titujve të tingujve të “YouTube” bazohet në një model të “Deep Neural Network”. Sa herë që ngarkohet një video e re në “YouTube”, sistemi i ri përpiqet të identifikojë efektet zanore.
“YouTube” bëri të ditur se është gjithnjë në përmirësim të sistemit për ndjekësit e vet që nuk dëgjojnë.