Ylli i filmit 007 kapet me thikë

Policia ka ndaluar aktorin Pierce Brosnan, pasi posedonte një thikë pa leje në çantën e tij. Aktori irlandez është ndaluar nga autoritetet policore, me një thikë të cilën e mbante pa leje.62 vjeçari ishte duke udhëtuar më dy djemtë e tij për në Detroit të SHBA-së, kur gjatë kontrollit i’u gjet thika më gjatësi 25.4 cm.Ylli i filmit 007 është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se nuk kishte dijeni për thikën e cila ndodhej në çantën e tij.