Xhirimet e “Big Little Lies 2” nisin me Meryl Streep

Aktorja rekord për nominimet në “Oscar”, me 21 të tilla, është bërë pjesë e sezonit të dytë të serialit të vlerësuar me shumë çmime “Big Little Lies 2”, ku do të interpretojë vjehrrën e Nicole Kidman.

Dhe pikërisht skena e parë e xhiruar është mes dy aktoreve të njohura, së bashku me djemtë e vegjël të familjes kinematografike.

E para që e publikoi lajmin ishte vetë Nicole Kidman, e cila postoi foton në “Instagram”, me shkrimin: “Dita e parë e xhirimeve nis me Meryl Streep dhe dy djemtë e mi të dashur”.

Ndër çmimet e fituara, “Big Little Lies 2” renditet edhe pesë “Emmy Awards” dhe katër “Golden Globe”.

Edhe aktorja Laura Dern publikoi në “Instagram” foton me kolegen Reese Witherspoon, të ulura në tavolinën e “Seaside Coffee Shop”, lokali në mol, ku ritakohen gratë dhe mamatë e Monterey.