Me xhinse në Festivalin e Kanës, zgjedhja e Marion Cotillard

Festivalet e filmave janë parë gjithmonë edhe si një pasarelë gjigante personazhesh të veshur me fustane elegantë të stilistëve të njohur, por në Festivalin e Filmit të Cannes, Marion Cotillard ndryshoi rregullat dhe u shfaq e veshur casual. Ajo kishte zgjedhur një palë xhinse në vend të fustanit.

Aktorja franceze, aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u shfaq në sesionin e fotove për filmin e saj Ismael’s Ghosts me një fustan-bluzë oversized të bardhë dhe një çarje të madhe që zbulonte një palë xhinse me tre përthyerje dekorative. Cotillard plotësoi veshjen me një palë sandale me takë të lartë dhe një palë syze dielli pasqyrë.

Nuk e dimë nëse xhinset do konfirmohen si veshje dhe për tapetin e kuq. Koha do e tregojë në ditët në vazhdim të Festivalit të Kanës.