Xhensila tregon si do reagonte nëse Besi do e tradhtonte

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare e kompletuar dhe së fundmi është martuar me djalin që ka dashur gjithmonë, Bes Kallakun. Që pas dasmës, Xhensila nuk është shfaqur shumë në ekran, duke shijuar këtë periudhë të bukur në jetën e saj. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur se çfarë do të bënte nëse Besi do e tradhtonte, ajo u ngrit nga tavolina dhe bëri kryqin. Nga ana tjetër Xhensila është shprehur se një gjë të tillë nuk e çon ndërmend.
Pak javë më parë edhe aktori i humorit Bes Kallaku, gjatë një interviste ka dhënë përgjigjen për pyetjen se si do të ishte reagimi i tij nëse Xhensila do ta tradhtonte. “E para nuk e konceptoj fare që diçka e tillë të ndodhë. Por nëse ndodh do të veproj siç bëjmë ne nga Fushë Kruja, do ta merrja në makinë dhe… por bëj shaka pasi realisht nëse do të ndodhte secili në jetën e vet në planet e veta, megjithatë e theksoj se nuk e konceptoj diçka të tillë”, është shprehur Besi.