“X-Men” me film të ri, publikohet traileri i shumëpritur

Personazhet më të njohur e më të spikatur të sagës “X-Men” do të rikthehen në ekranin e madh më 2 nëntor 2018 me “X-Men: Dark Phoenix”, filmin e 13-të dhe kapitullin e parë të trilogjisë së re.
“X-Men: Dark Phoenix” do të lidhet direkt me ngjarjet e “X-Men: Apocalypse”, të ambientuara në vitin 1992. Ndodhitë do të nisin 10 vite më vonë, me mutantët e Charles Xavier, në një mision hapësinor që do të përballë një jashtëtokësore me emrin Lilandra (Jessica Chastain) dhe karakterin e ri të Jean Grey.
Në kast janë konfirmuar James McAvoy (Professor X), Michael Fassbender (Magneto), Jennifer Lawrence (Mystique), Nicholas Hoult (Beast), Sophie Turner (Jean Grey), Evan Peters (Quicksilver), Alexandra Shipp (Storm), Tye Sheridan (Cyclops) dhe Kodi Smit-McPhee (Nightcrawler).