Will Smith blen kompaninë gjermane Telepool

Aktori dhe producenti Will Smith së bashku me regjisorin Marc Forster blenë kompaninë gjermane të licencimit dhe shpërndarjes Telepool.
“Marc dhe unë bëmë një vështrim të ngushtë në Telepool dhe zbuluam një kompani që ka një reputacion të pabesueshëm dhe shumë potencial. Ne shpresojmë që të punojmë së bashku dhe me ekipin e Telepool për të krijuar mundësi dhe përmbajtje unike për rritjen strategjike të biznesit “, tha Smith.
Biznesi kryesor i Telepool është blerja, shitja dhe promovimi i filmave, DVD, TV, VOD dhe përmbajtjes së lojërave, si dhe tregtimi dhe licencimi i të drejtave botuese dhe ekstrakteve për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën. Përveç kësaj, grupi vepron si një kompani botërore për shitjen e përmbajtjeve kinematografike dhe televizive.