Will Smith i bën tagg Era Istrefit në postimin e tij dhe zbulon titullin e këngës së Botërorit

Aktori i njohur Will Smith ka bërë konfirmimin final për bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe atë amerikan Nicky Jam.

Ylli Hollivudian ka publikuar një foto ku ka bërë tag Era istrefin dhe ka zbuluar gjithashtu titullin e këngës hit të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kënga do të titullohet “One life to live” dhe pritet të publikohet më 25 maj.

Aktori i ka bërë tag Era Istrefit në postimin e tij dhe DJ amerikan Diplo, i cili do të punojë këngën.

Himni zyrtar performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz. Kjo është hera e parë që një këngëtare shqiptare arrin maja të tilla të larta suksesi. Hiti i saj tashmë do të dëgjohet në mbarë botën.