WhatsApp do të bllokohet natën e Vitit të Ri, mesazhet duhet t’i bëni gati më parë

Sipas një njoftimi që kompania ka bërë së fundi, pas një përditësimi në një blog post (i cili u publikua fillimisht në shkurt 2016), WhatsApp nuk do të funksionojë natën e ndërrimit të viteve. Të paktën në disa lloje smartfonësh dhe platforma celulare. Po kështu, duke filluar që nga 1 janari, WhatsApp nuk do të jetë aktiv në asnjë telefon Windows phone 8.0, por edhe në versione të tjera të sistemit operativ, në telefonat BlackBerry OS ose BlackBerry 10. Përmes njoftimit të fundit, kompania u bën edhe një herë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë këto lloj telefonash.