“Walt Disney” akuzohet për plagjiaturë për filmin “Piratët e Karaibeve”

Filmi i fundit i “Pirates of the Caribbean” nuk shkoi ashtu siç pritej dhe tani “Walt Disney Pictures” duhet të përballet me një tjetër problem. Kompania është akuzuar për plagjiaturë nga autorët e sagës, A. Lee Alfred II dhe Ezequiel Martinez Jr.. Nga ana e tyre është pozicionuar producenti Tova Laiter.

Sipas “Deadline”, dy autorët i kishin propozuar “Disney” në vitin 2000 një ngjarje për “Pirates of the Caribbean”, ndërsa punonin për këtë studio për filmin “Red Hood”, që nuk u realizua asnjëherë. Kur projekti u fundos, dy skenaristët u pushuan nga “Disney” dhe sipas tyre i vodhën skenarin e filmit mbi “Piratët”. Filmi në fjalë i bie të jetë “Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl”.

Laiter konfirmon se në atë kohë ka parë në studiot e “Disney” të qarkullonte skenari i tyre, si dhe disa skica të realizuara nga Martinez Jr. e Alfred II.Nëse dy autorët do të fitojnë në këtë çështje, “Disney” rrezikon të humbë 4.5 miliardë dollarë.Kjo nuk është hera e parë që “Disney” akuzohet për plagjiaturë. Rasti më i fundit është “Zootropolis”.