Vogëlushja pa njërën dorë realizon ëndrrën e saj, tani mund të luajë violinë

Isabella Nicola 10 vjeçe lindi pa dorën e majtë dhe parakrahu i saj ishte shumë i shkurtër, kjo gjë e ka penguar vajzën deri para pak kohësh që të realizonte ëndrrën e saj për t’i rënë violinës.

Mësuesi i saj i muzikës në shkollën ‘Island Creek Elementary’ në Fairfax County, i ndërtoi Isabellës një protezë e cila do ta lejonte që të lëvizte harkun e violinës me krahun e saj të majtë ndërsa telat me gishtin e saj të djathtë, e kundërta e asaj sesi luhet violina.

Por proteza ishte shumë e rëndë dhe ai mendonte se mund të kishte ndonjë opsion më të mirë dhe komunikoi me studentët në Manson. Abdul Gouda dhe katër shokët e tij të departamentit të bioinxhinierisë duhet të bënin një projekt për tu diplomuar dhe ideja që atyre iu dha ishte ndërtimi i një proteze për Isabellën.

Abdul dhe shokët e tij të klasës në Univeristetin George Mason ishin nën presion jo vetëm sepse nga projekti i tyre varej diplomimi, por edhe shpresat e një vajze të vogël. Të enjten Isabella mori protezën e saj përfundimtare e cila iu përshtat mjaft mirë dhe tani ajo mund të luajë në violinë pa vështirësitë të cilat ka hasur më parë.