Vjen në variantin shqip, me çifteli hiti i famshëm’Despacito’

Despacito, kënga që ka thyer rekorde, vazhdon të jetë pranë publikut jo vetëm në versionin origjinal të Luis Fonsi-t dhe Daddy Yanke-s, por edhe në miksime, versione instrumentale dhe “cover”-a.Së fundmi mjeshtri i muzikës popullore të veriut, Fatmir Makolli e ka sjellë këngën në version me çifteli. Kënga është shoqëruar dhe me videoklip me veshje popullore shqiptare.Kënga origjinale është publikuar 12 janarin e shkuar, e brenda shumë pak kohe ka kaluar shifrën prej 4 miliardë klikime.