Vjen hoteli Titanic

Anija gjigante Titanic ka mbetur si ikonë në histori edhe për filmin e realizuar për të. Emri i famshëm i është vënë një hoteli, i cili ka vendosur për të “zhytur” klientët në historinë e anijes luksoze.

Hoteli i ri i Belfastit është planifikuar të hapet në shtator pas një projekti 28 milionë paund të konvertimit.

Vizitorët do të jenë në gjendje të ulen nën tavanet origjinalë me kornizë ashtu si dizejnerët e anijeve dhe ecin në dysheme te restauruara të parketeve ashtu si të anijeve. Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të pinë verë në një bar ku lindi anija më e famshme në botë.

Projekti gjigant është zhvilluar nga “Harcourt” në partneritet me fondacionin Titanic për të siguruar sa më shumë nga trashëgimia e ndërtesës. Për të siguruar vërtetësinë, njerëzit që punonin në Harland & Wolff kanë punuar me ekipin e projektimit duke ushqyer kujtimet e ndërtesës në restaurimin e saj.