Vishen si burra për të parë ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës

Pesë vajza iraniane janë veshur si burra për të hyrë në stadiumin e Teheranit për të parë tek luan skuadra e tyre besnike, Persepolis kampione e Iranit.

Prej 1979 Irani ndalon vajzat të hyjnë në stadium apo të marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti sportiv. Motivi: Për ti mbrojtur ato nga natyra e dhunshme dhe gjuha ofensive si dhe për ti ndaluar të shohin djemtë me pantallona të shkurtra.

Vajzat që ishin maskuar si burra me mjekër arritën të mashtronin shërbimin e sigurisë dhe të mund të hynin në stadium. Fotot në rrjetet sociale bënë xhiron e botës.