Vidal: Realizova ëndrrën. Me Barçën fitojmë gjithçka

Pas shumë negociatave edhe me skuadrën e Interit në Itali, Vidal vendosi ta vazhdojë karrierën tij te Barcelona.

Mesfushori nga Kili është prezantuar një ditë më parë te kampionët e Spanjës, ku është shprehur se ka realizuar ëndrrën e tij.

“Të jem i sinqertë unë jam shumë i lumtur. Mezi po pres të filloj stërvitjen me bashkëlojtarët e rinj, të vesh këtë fanellë të famshme dhe të bëjë gjëra të rëndësishme këtu. Është një ëndërr. Shpresoj të arrij objektivat. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë. Do sjell shumë përpjekje, shumë pasion dhe të sigurohem që skuadra do të fitojë gjithmonë. Gjatë kontratës time tre vjeçare, shpresoj që ne të fitojmë për çdo gjë që luajmë. Jam i entuziazmuar të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Vidal.

Barcelona i pagoi Bayernit 20 milionë euro për transferimin e lojtarit, i cili ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare edhe pse është në moshën 31-vjeçare.