“Victoria Beckham i rikthehet muzikës”

Ajo arriti kulmin e suksesit të saj me grupin “Spice Girls” në fillim të viteve 90′.

Ndërkohë që ka shumë kohë që është shkëputur nga muzika, për t’ju përkushtuar botës së modës, duket se Victoria  i është rikthyer sërish këngës por kësaj radhe për programin e famshëm të James Corden “Carpool Karaoke”, të cilin tani kemi fatin ta shohim edhe me titra shqip vetëm në Digitalb, prej fillimit të sezonit të ri televiziv.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, ditën e mërkurë, 42-vjeçarja ka kënaqur fansat duke treguar një pjesë nga prapaskena e xhirimeve të programit të famshëm.

Beckham është një nga të shumtët artistë që i bashkohet këtij programi të suksesshëm të drejtuar nga James, në të cilin kanë qënë të ftuar këngëtarë si Justin Bieber, Adele, Elton John dhe shumë të tjerë.