Victoria Beckham nuk e ka gatuar gjelin, por e ka veshur…

Është fillimi i sezonit të festave! Dhe Victoria Beckham iu përshtat shpirtit të tyre, duke u veshur si një gjeldeti në Ditën e Falënderimeve.

43-vjeçarja shpërndau një foto të saj të shtrirë në dysheme me një trupore me pupla, e cila duket se është bërë “Photoshop”, në të cilën shkroi: “Gëzuar Ditën e Falënderimeve! Puthje”.

Një nga postimet e rralla të dizajnueses, e cila njihet për tipin e saj serioz.

Më herët gjatë ditës, Victoria tregoi sesa me fat ishte që kishte takuar bashkëshortin e saj David Beckham dhe u shpreh se “dashuria me shikim të parë nuk ekziston”.

Ata janë të martuar prej vitit 1999 dhe rritën katër fëmijë Brooklyn, 18, Romeo, 15, Cruz, 12 dhe Harper, 7.