Victoria Beckham e rrethuar nga fëmijët në 44-vjetorin e lindjes

Me djalin e saj Brooklyn duke studiuar në New York dhe bashkëshortin, David që udhëton shpesh nëpët botë për punë, nuk është e shpeshtë që ta shikojmë familjen e Victoria Beckham në një vend.

Por familja është bashkuar për të festuar ditëlindjen e stilistes së famshme.

Në 44-vjetorin e ditëlindjes së saj, Victoria ka ndarë një fotografi me djemtë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 vjeç dhe vajzën e saj të vetme Harper, gjashtë vjeç, para se të publikonte dhe një fotografi me ish-futbollistin.

E gjithë familja dukej mahnitëse.