Vetëvritet djali i Fidel Kastros! Arsyeja pse u vetëflijua shkencëtari

jali më i madh i Fidel Kastros, “Fidelito”, ndërroi jetë pasi pasi kreu vetëvrasje, raportojnë mediat kubane. Gazeta e shtetit “Granma” tha, se Fidel Ángel Castro Diaz-Balart, i njohur edhe si “Fidelito”, vdiq pas disa muajsh trajtimi kundër depresionit.

Një pjesë e trajtimit përfshinte shtrimin në spital.

Babai i tij, Fidel Kastro, një revolucionar që u kthye në liderin e Kubës komuniste, vdiq më 26 nëntor të 2016-s, në moshën 90-vjeçare. Diaz-Balart besohet të jetë një nga disa fëmijët, që Kastro ka lindur me gra të ndryshme.

Ai u lind në vitin 1949, pasi nëna e tij, Mirta Diaz-Balart, u martua me Fidel Kastron, i cili ishte ende vite larg nga kryengritja që rrëzoi qeverinë e Fulgencio Batista-s. Ajo thuhet se ishte gruaja e vetme me të cilën Kastro u martua.

Zonja Diaz-Balart u rikthye në Kubë përgjatë viteve, për të vizituar djalin e saj, pasi ishte zhvendosur në Spanjë.

Fidelito shërbeu për disa kohë si kreu i programit të energjisë bërthamore të Kubës, sipas “The Miami Herald”. Ai u shkarkua nga ai pozicion nga vet Fidel Kastro.

“Nuk pati dorëheqje. Ai u shkarkua për shkak të paaftësisë. Ne nuk kemi monarki këtu”, tha Kastro.

Djali i tij kishte studiuar fizikën bërthamore në Bashkimin Sovjetik, një mbrojtës dhe aleat kyç i Kubës.

Kohët e fundit ai ishte këshilltar shkencor i Këshillit të Shtetit dhe nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.