Pse nuk duhet të futemi kurrë në shtëpi me këpucët veshur?! Pse nuk duhet të futemi kurrë në shtëpi me këpucët veshur?!

Sa herë ka rastisur të mos i heqim këpucët menjëherë sapo kemi kaluar pragun e shtëpisë? Kemi shkelur kudo në dysheme me çka kemi marrë nga rruga, e sipas ekspertëve, kjo është ideja më e keqe që mund të ekzistojë! Nuk mund ta kontrollojmë në çdo çast se ku vëmë këmbën, kështu që nuk mund ta dimë as çfarë fusim padashur në ambjentet e shtëpisë.Sipas një studimi në Universitetin e Arizonës, numri i bakterieve që mbartin këpucët tona arrin deri në 421,000, çka siç mund ta shihni, është një shifër tronditëse. Këtu përfshihen nëntë lloje të ndryshme bakteresh, që mund të shkaktojnë sëmundje apo infeksione të traktit urinar, edhe pse mund të duket tejet e pabesueshme. Pluhuri dhe papastërtitë e makinave të lëshuara në asfalt, kimikatet e shiut të rënë një ditë të caktuar, janë të gjitha ato çka grumbullojnë këpucët, pa e kuptuar ne aspak. Kështu, herën tjetër që do të përtoni të bëni një proçes të thjeshtë zbathje, mendoni për të gjitha sëmundjet dhe papastërtitë që po fusni në ambjentin ku fleni e jetoni!