Valdrin Sahiti i jep fund beqarisë, dalin pamjet e ceremonisë që u mbajt në Las Vegas

Stilisti i njohur për talentin e tij, Valdrin Sahiti i ka dhënë fund beqarisë.

Në një ceremoni intime të mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, stilisti nga Kosova u lidh në martesë.

Ceremonia u mbajt gjatë së premtes, ku bukuroshja Edita Ramadani kishte veshur një fustan nusërie ekstravagant, me një të çarë deri sipër këmbës.

Ndërkohë stilisti aq shumë i preferuar nga personazhet e famshëm, ishte i veshur me kostum bardhë e zi.