Vajza gjen vendndodhjen e saktë të skenave të Game Of Thrones

Blogerja me bazë në Gjermani, Andrea David është duke eksploruar botën, në fakt skenat e Game of Thrones. Andrea ka vizituar vendet e sakta ku janë filmuar disa nga skenat e këtij seriali, dhe ajo e ka dokumentuar udhëtimin e saj duke i fotografuar vendet. Nga Dubrovniku, Kroaci në Irlandën e Veriut, Andrea ka ndjekur hapat e Daernerys, Arya, John Snow dhe karaktere të tjera ikonë të serialit. Koleksioni i saj përfshin të gjithë Evropën dhe është ndër më të veçantit.