Urimi plot dashuri i Granit Xhakës për gruan e tij që ka ditëlindjen

Bashkëshortja e futbollistit të njohur shqiptar Granit Xhakës ka një arsye më tepër për të festuar gjatë ditës së sotme. Bukuroshja Leonita Lekaj ka ditëlindjen dhe ka mbushur plot 26 vjeçe, por mesazhi plot dashuri i Granitit duket se është një arsye më shumë për t’u ndjerë mirë.
Përveç shumë urime të miqve dhe familjarëve, nuk ka munguar edhe përgëzimi i bashkëshortit të saj Granit Xhakës. Futbollisti i Arsenalit ka përzgjedhur fjalët më të bukura për gruan e tij, të cilën e quan edhe “engjëll”.
“Gëzuar ditëlindjen ? ime. U bëfsh edhe 100 vjeç. Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm shummm. Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua.
Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti. Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë. Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë.
Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im!”, shkruan Xhaka.