Ulen temperaturat – E shtuna nis me reshje dëbore

Kjo fundjave pritet të jetë një mot i ftohtë, madje në disa zona do të ketë edhe reshje dëbore.Sipas Meteoalb, pas mesnatës priten reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të vecanta deri – 4°C.Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore. Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërisht kthjellime në territor. Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë.Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.