Ujin së shpejti nuk do e pini më, por mund ta hani

Shkencëtarët britanikë kanë realizuar një formulë, e cila e bën ujin jo thjesht të qëndrueshëm si një top, por edhe konsumimi i tij është ndryshe, nuk pihet, por hahet.Sado e çuditshme që mund të duket kjo, laboratori “Skipping Rocks” synon që të në të ardhmen të eliminojë përdorimin e plastikës, siç janë bidonët, në transportin e ujit që ne konsumojmë.Paketimi i ujit bëhet me anë të ekstraktit të algave. Paketimi është plotësisht i bio-degradueshëm dhe kaq natyral sa ju mund ta hani atë. Ky lloj paketimi është shumë herë më i lirë se plastika dhe mund të përdoren për të futur ujë të pijshëm, pije të tjera apo edhe gjëra kozmetike.