U tregon vajzave se si duhet të sillen me meshkujt, kritikohet ashpër Ciara

Në një postim të bërë ditën e kaluar në Instagram, këngëtarja e famshme është përpjekur t’u tregojë të gjitha vajzave se çfarë duhet të bëjnë që meshkujt t’i marrin seriozisht. Nëpërmjet një video-je ku një pastor flet për rolin e femrës në jetën e një mashkulli shkruhet se shumë vajza dëshirojnë të martohen por po sillen si të dashura kalimtare e jo si femra që meshkujt duan t’i kenë në krah gjithë jetën. Ciara ka shtuar në diçiturën e këtij postimi se femrat duhet të ngrenë standartet e tyre në lidhje me meshkujt që mos të shfaqen të dobëta. Ky postim ka irrituar qindra vajza të cilat kanë shprehur inatin e tyre në Twitter. Shumë femra kanë shkruar kundra këngëtares duke i kujtuar asaj të shkuarën e hidhur kur partneri i dikurshëm Future e tradhëtoi me një femër tjetër. Disa e kanë kritikuar me ironi duke i thënë se është e lehtë të japësh këshilla kur tashmë je e martuar dhe ke një jetë të re.
Pak orë më parë këngëtarja e famshme i është kundërpërgjigjur këtyre kritikave me një tjetër postim. Në Instagram ajo shkruan se e martuar apo jo standartet që ajo u kërkon femrave të vënë është të mësojnë se si të duan veten e tyre.
Postimi i këtyre fjalëve tregon se publiku e ka keqkuptuar këshillën e saj duke e marrë për të mirëqenë por ende shumë njerëz besojnë se ajo po justifikohet.