Tymosi shisha me modelen 18 vjeçare, Aguero rrezikon të dënohet

Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video ku shihet ylli i Manchester United duke tymosur shisha me një modele argjentinase 18 vjeçare.
Video është publikuar nga një gazetar argjentinas, ku thuhet se vajza në fjalë është e dashura e re e Agueros.
Por pavarësisht kësaj, sulmuesi, rrezikon të dënohet për këtë gjest që ka bërë, pasi video ka arritur të shihet edhe nga drejtuesit e klubit të tij, City.
Ndoshta mund të mos konsiderohet një shkelje e rëndë, megjithatë ajo është diçka që në rangjet e larta të klubit nga “Etihad Stadium” mund të mos pëlqehet.
“The Sun” citon një burim brenda klubit që e kritikon këtë sjellje të Sergios, madje lë të kuptohet se mund të ketë edhe masa.
“Nuk është gjë e bukur për t’u parë. Aguero duhet të sillet si një sportist i niveleve më të larta, një nga futbollistët më të mirë të botës, e madje edhe një model për ata që e ndjekin. Këto gjëra padyshim që nuk përçojnë mesazhe pozitive për të rinjtë”.