Twitter: “Dua Lipa një ndër artistet më të mira të 2017-ës”

Të gjithë i kemi mësuar përmendësh arritjet e këngëtares Dua Lipa e cila e nisi 2017-ën me një turne ndërkombëtar. Këngët dhe bashkëpunimet e saj përgjatë vitit janë shndërruar menjëherë në hite dhe janë renditur në majat e chart-eve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër këngët që kanë marrë vlerësime dhe pëlqime maksimale janë “No Lie”, “Scared to be lonely”, “Lost in you light” dhe sigurisht “New Rules” që e shndërroi atë nga një pop star në një superstar. Edhe rrjeti social Twitter i ka kushtuar një moment të veçantë 22-vjeçares në publikimet e “Best of 2017”. Një këngëtare e famshme në Mbretërinë e Bashkuar, për një vit u shndërrua në pasurinë më seski nëpërmjet një videoje ikonë, një turi botëror dhe një album që krijoi një ushtri me fansat”-shkruan Twitter për Duan tonë.