Turqi, grushte në Parlament; pro-erdoganët përleshën me pro-kurdët

Parlamenti turk u kthye për të dytën herë brenda javës në arenë përleshjesh mes anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe politikanëve pro-kurdë. Ato që nisën si fyerje verbale gjatë diskutimeve mbi ndryshimet kushtetutese të mbështetura nga qeveria përfunduan në grushte e shqelma, si pasojë e të cilave disa ligjvënës mbeten të lënduar.  Shkëndijë e përplasjeve të dhunshme u bënë komentet e ministrit të Drejtësisë, qe fajësoi Partinë Demokratike të Popullit për sherrin e ngjashëm të së enjtes së kaluar.  Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka kërkuar hapur ndjekjen penale të disa pjsëtarëve të partisë pro-kurde me akuzën se kjo e fundit nuk është gjë tjetër veçse “një zgjatim” i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Përgatiti: /E.C/