Tuna dhe Patrisi “arratisen” jashtë vendit për festat

Prej disa kohësh çifti i njohur Tuna dhe Patrisi kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediat rozë pasi dhanë shenja se në lidhjen e tyre kishte krizë. Përpara disa ditësh Patrisi foli për marrëdhënien e të dyve duke thënë se çdo gjë po shkon shumë mirë dhe janë më të dashuruar se kurrë. Gjithashtu fotot e fundit të çiftit i përforcojnë akoma dhe më shumë fjalët e Patrisit. Së fundmi ata duket se kanë kaluar atë situatë në romancën e tyre dhe kanë lëvizur më tej me vendimin për të shkuar me pushime. Dyshja këtë fundvit ka vendosur të largohet  jashtë Kosovës dhe po i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festat, përkatësisht në Ohio bashkë me djalin e tyre Tianin. Si Tuna ashtu dhe Patrisi kanë postuar disa foto të Tian, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi për ndarjen midis tyre.